Pak orë para ndeshjes Portugali-Spanjë, Cristiano Ronaldo mori një lajm të mirë nga autoritetet spanjolle. Avokati i tij arriti një marrëveshje për të liruar sulmuesin nga akuzat për evazion fiskal, ndërsa është bërë e mundur shmangia e burgut. Kështu Cristiano është dënuar me dy vite burg që do ti kryejë në liri me kusht dhe me një gjobë prej 18 milionë eurosh.