Showbiz

Nuk merr asnjë nominim në “MTV VMA”, Miley Cyrus refuzon të performojë në event

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus ka konfirmuar se nuk do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të videos nga “MTV” pasi ajo nuk ka marrë asnjë kandidaturë.

Pritej që ajo të nominohej për dy nga projektet e saj “Nothing Breaks Like a Heart” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe “Mother’s Daughter” që është pjesë e albumit të fundit të këngëtares “She is Coming”.

Duket se “MTV” nuk ka menduar aspak për suksesin e Cyrus por është përqendruar tek artistët e rinj si Ava Max, Billie Eilish apo Lil Nas X që ka marrë plot 12 nominime për hitin “Old Town Road”.