Të paktën katër persona u vranë dhe 21 u plagosën në një sulm rus me dronë në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, siç njoftuan sot autoritetet lokale. Guvernatori ushtarak i rajonit të Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, deklaroi se “pati shpërthime, disa zjarre dhe dëme të rënda në qytet”.
Ishte një natë e vështirë.
Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vazhduar javët e fundit pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të krijuar një armëpushim në konflikt, më shumë se tre vjet pas pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
Goditja në Dnipro bëri që Moska të niste 24 sulme me dronë, shumica e të cilëve u rrëzuan. 13 persona kanë nevojë për trajtim spitalor për lëndime. Disa shtëpi u shkatërruan nga zjarret.
Blloqe kullash dhe ndërtesa publike u dëmtuan e një zjarr shpërtheu gjithashtu në një kompleks restorantesh.
Dhjetëra makina u shkatërruan.
Qyteti industrial i Dnipros është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ajrore ruse. Në një tjetër zhvillim, më herët shefi i OKB-së, Antonio Guterres nuk sheh nevojën për zgjedhje të reja në Ukrainë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, duke hedhur poshtë një propozim të presidentit rus Vladimir Putin.
Ukraina ka një qeveri legjitime dhe padyshim që duhet respektuar, tha Guterres në Nju Jork kur u pyet për sugjerimin e Putinit.
Putini kishte propozuar më herët vendosjen e Ukrainës nën administrimin e përkohshëm të OKB-së ndërkohë që mbahen zgjedhjet e reja. Presidenti rus sugjeroi se Ukraina mund të vendoset nën një formë të një administrate të përkohshme ndërkombëtare, me qëllim që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të rëndësishme.