Aktualitet

Nxirret makina e dytë e cila dyshohet se është rrëzuar në liqenin e Shkopetit

Plumbarët arritën që të nxjerrin makinën e dytë e cila dyshohet se ishte rrëzuar në liqenin e Shkopetit një ditë më parë. Kërkimet janë ndërprerë dhe do të rinisin sërish nesër, pasi dyshohet se ka mjete të tjera në liqen. Një ditë më parë policia e Dibrës dhe detaje duke shpjeguar se në liqenin e Shkopetit ndodheshin dy makina në thellësitë 18 dhe 25 metër. Dyshohet se automjetet janë përdorur në ngjarje kriminale dhe janë hedhur në ujë për të mbuluar gjurmët.