Bota

OBSH: Frikë nga shpërthimi i ebolas

Në Republikën Demokratike të Kongos është rritur frika se mund të shpërthejë një epidemi e madhe e ebolas. Të gjitha shpresat për ta frenuar pjesën tjetër të virusit, janë tani tek një vaksinë, e cila ende nuk është miratuar për përdorim. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH Peter Salama u shpreh se edhe vendet përreth janë në rrezik. Që nga 4 prilli, në Kongo ka 32 raste të dyshuara ose të konfirmuara, dhe 18 vdekje.