Bota

OKB dënon sulmin në një stadium në Afganistan

Kombet e Bashkuara dënuan sulmin në një stadium në qytetin afgan Jalalabad, ku u vranë të paktën tetë persona dhe u plagosën 55 të tjerë. Shpërthimet me eksploziv ndodhën në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të parë një ndeshje kriketi, ditën e djeshme. “Ky akt brutal nuk ka asnjë justifikim. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e OKB-së. Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.