Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dënoi Izraelin për përdorimin e tepruar të forcës kundër civilëve palestinezë. Gjithashtu, bëri thirrje për krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar të mbrojtjes për palestinezët në Rripin e Gazës. Rezoluta e hartuar nga disa shtete arabe nuk është ligjërisht e detyrueshme, por ka peshë politike. Gjithashtu, dokumenti dënon hedhjen e raketave nga Gaza drejt Izraelit, por nuk e përmend Hamasin, grupin islamik që kontrollon Gazën.