Kombet e Bashkuara zvogëlojnë Buxhetin vjetor për misionet paqeruajtëse. Shuma rreth 6.7 miliardë dollarë, rezulton 600 milionë dollarë më e vogël se ajo e ndarë në 2017-ën. OKB-ja ka rreth 100 mijë paqeruajtës të angazhuar në 14 misione në botë. Zyrtarisht, Buxheti pritet të miratohet sot nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.