Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar pro dërgimit të një ekipi hetues ndërkombëtar për krimet e luftës, në mënyrë që të hetohen vrasjet e protestuesve në Gaza nga forcat izraelite. Vetëm dy prej 47 anëtarëve të Këshillit, Shtetet e Bashkuara dhe Australia votuan kundër rezolutës. Ndërsa, 29 votuan pro dhe 14 abstenuan, përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Gjermaninë.