Magazine

Olivia Rodrigo trondit fansat: “Kam nuhatur njerëz me pelena në rreshtin e parë!”

Ylli i muzikës pop Olivia Rodrigo ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale pasi zbuloi se gjatë koncerteve të saj ka nuhatur fansa që mbajnë pelena për të mos humbur vendin në rreshtin e parë.

Gjatë një interviste për KISS FM në Britani, këngëtarja tha se ka parë në festivale dhe koncerte njerëz që veshin pelena për të shmangur shkuarjen në tualet dhe për të ruajtur pozicionin pranë skenës. Sipas saj, kjo është diçka që e ka përjetuar edhe si performuese, pasi aromat kanë mbërritur deri në skenë.

Deklarata e saj ndezi menjëherë reagime në internet. Shumë përdorues e cilësuan praktikën “të neveritshme” dhe kërkuan rikthimin e normave bazë të sjelljes në koncerte, ndërsa të tjerë e panë si një shenjë të obsesionit ekstrem të disa fansave për të qenë sa më afër artistëve të tyre të preferuar.

Fenomeni nuk është i ri. Raporte të ngjashme janë shfaqur edhe gjatë turneve të artistëve të tjerë të mëdhenj, ku disa fansa kanë pranuar se përdorin pelena për të mos humbur asnjë minutë të shfaqjes.

“Po rikthehet turpi?” është pyetja që po qarkullon tani në rrjetet sociale, ndërsa rrëfimi i Olivia Rodrigos ka hapur një diskutim më të gjerë mbi kufijtë e sjelljes së fansave dhe kulturën e koncerteve moderne.Top of Form