OnePlus njoftoi se do të nxjerrë në treg celularin “OnePlus 6” me ngjyrë të kuqe. Nga 10 Korriku, fillimisht, “smartphone”-i do të disponohet vetëm në Indi e Amerikë. Kushton 579 dollarë, me 128 GB hapësirë për të dhëna dhe 8 GB RAM. Ndërkaq, ende nuk është dhënë data e shitjes në Europë. Në maj, “OnePlus 6” doli në treg me ngjyrë të zezë dhe kompania thotë se shiti 1 milion celularë për 22 ditë. Ndërkaq, muajin e kaluar u prezantua edhe një “OnePlus 6” i bardhë.