Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër pas njoftimit të qeverisë izraelite për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, përfshirë kampet Mawasi, si dhe për planet për riokupim të territoreve.
Duke cituar burime nga Pallati Elysée, Macron e përshkroi këtë lëvizje si:
Në katastrofë që pret të ndodhë me ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt një lufte të përhershme.
Ai theksoi se:
Një përshkallëzim i tillë do të kishte pasoja të rënda humanitare dhe do të mbyllte çdo shans për paqe afatgjatë.
Franca ka propozuar një mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja, i cili do të kishte për detyrë sigurimin e Rripit të Gazës, mbrojtjen e popullsisë civile dhe mbështetjen e qeverisjes palestineze. Sipas Macron:
Vetëm një mekanizëm ndërkombëtar me legjitimitet të gjerë mund të ndalojë spiralen e dhunës dhe të krijojë kushtet për një zgjidhje politike.
Kriza në Gaza është përshkallëzuar ndjeshëm muajt e fundit, me bombardime intensive dhe përplasje të ashpra mes forcave izraelite dhe grupeve palestineze, ndërsa komuniteti ndërkombëtar është i ndarë mbi mënyrën e ndërhyrjes.