Opozita në Greqi kërkon që për Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë, të mos vihet para faktit të kryer, si në rastin e emrit të Maqedonisë, që i kaloi Parlamentit Grek, vetëm pas nënshkrimit. Kërkesën e artikuloi partia më e madhe opozitare, “Demokracia e Re”. Gjithashtu, kreu i Departamentit të Punëve të Jashtme, Jorgos Kumucakos bëri thirrje për interpelancë me kryediplomatin, Nikos Kotzias.