Në tryezën e radhës së partive politike në Kosovë, thirrur nga Partia Social-Demokrate, u propozua që procesin e dialogut me Serbinë ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës. Ky qëndrim i partive opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Social-Demokrate kundërshtojnë rolin udhëheqës të presidentit Hashim Thaçi në fazën finale të bisedimeve me Serbinë. Ndërkaq Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë ftesë publike subjekteve politike për përfshirje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.