Bota

Organizata baske ETA kërkon falje për viktimat

Organizata e armatosur baske, “ETA” kërkoi falje për viktimat që ka shkaktuar përgjatë konfliktit disadekadësh për pavarësi, vetëm disa ditë përpara shpërbërjes së saj. Qeveria spanjolle njoftoi se “ETA” tashmë është mposhtur. Grupi ka vrarë të paktën 800 persona në fushatën gjakatare për pavarësi, në 7 rajone veriore të Spanjës dhe jugperëndim të Francës.