Organizata bamirëse “Oxfam” thotë se policia kufitare franceze po keqtrajton fëmijët emigrantë, të cilët kërkojnë të hyjnë në Francë nga Italia. Gjithashtu organizata thotë se policia po i kthen ata në kundërshtim me ligjin francez dhe atë të Bashkimit Evropian. Ndërkaq Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i ri italian Giuseppe Conte do të takohen mes tensioneve që kanë përfshirë dy vendet lidhur me emigrantët.