Bota

Pak minuta pasi mori shtetësinë gjermane, palestinezit i ndodh e PAPRITURA!

Një palestinezi do t’i hiqet shtetësia gjermane e sapo marrë, pasi postoi një foto që tregonte mbështetje për Hamasin, shkruan The Telegragh. Një ditë pasi festoi mbërritjen e pasaportës së tij gjermane, burri, i referuar vetëm si Abdallah, ngarkoi në Instagram një fotografi që tregonte luftëtarët e Hamasit me mbishkrimin “heronj të Palestinës”. Pak më vonë, ai mori një letër nga ministria e Brendshme e Gjermanisë ku thuhej se shtetësia e tij ishte revokuar, sipas gazetës lokale Bild.

Gjermania ka shkuar më tej se shumica e vendeve evropiane për të ndëshkuar mbështetjen për Hamasin dhe për të frenuar mbështetjen pro-palestineze, nga ajo që e sheh si një detyrim historik ndaj Izraelit dhe për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës së saj naziste. Ndërsa Gjermania ka bllokuar rrugën drejt shtetësisë bazuar në refuzimin e një aplikanti për njohjen e Izraelit si shtet, rasti i Abdallah besohet të jetë një nga rastet e pakta ku shtetësia është hequr. Nuk është e qartë nëse ai do të deportohet, duke pasur parasysh se Gjermania nuk e njeh Palestinën si shtet.

Ndërkaq, së fundmi Izraeli ka vendosur që të rihapë pikëkalimin në Rafah, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin, dhe të lejojë transferimin e ndihmës humanitare në enklavë. Njoftimi vjen pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dorëzoi mbetjet mortore të katër pengjeve, raportoi transmetuesi publik izraelit, Kan, më 15 tetor. Lirimit të pengjeve i parapriu një paralajmërim nga Izraeli se do të përgjysmonte numrin e kamionëve me ndihma që do të lejoheshin të hynin në Gazë, por kjo masë është anuluar pas dorëzimit të katër trupave të pengjeve të vdekura.