Presidenti Iranian, Hassan Rouhani hedh dyshime mbi legjitimitetin e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve europianë për të ndryshuar marrëveshjen bërthamore. Akordi i firmosur në 2015-ën kritikohet ashpër nga Donald Trump, i cili e cilëson “çmenduri”. Përmes marrëveshjes, Irani zotohet të reduktojë aktivitetin bërthamor kundrejt zbutjes së sanksioneve të Perëndimit. Rouhani shprehet se ata nuk kanë asnjë “të drejtë” për të rinegociuar paktin.