Politikë

Paloka-Ramës: Je zhytur në llumin e krimit!

Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama ku akuzon Lulzim Bashën se po përdor ngjarjet e fundit kundër Shqipërisë, dhe se po pret me padurim proven shkencore të audiopërgjimit reagoi opozita. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se Rama sa më shumë përpiqet të mbrojë Ministrin Xhafaj aq më shumë zhytet në llumin e tij të krimit. Paloka gjithashtu përsëriti ftesën për protestë me 26 maj. Edhe Kreu i grupit kuvendor të LSI, Petrit Vasili thotë se Rama gënjen dhe se duhet të ndiqet penalisht pët deklaratat e tij.