Bota

Panik në Paris, një person i armatosur merr peng disa njerëz

Policia franceze është vënë në alarm, pasi një person i armatosur ne Paris ka marrë peng në një ndërtesë, tre njerëz, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë. Forca të shumta të policisë dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Pengmarrësi pretendon se është i armatosur, por policia nuk e ka konfirmuar ende këtë gjë. Autoritet thonë se rasti nuk ka lidhje me aktet terroriste.