Papa Francesku paralajmëroi se ndryshimet klimatike po rrezikojnë shkatërrimin e njerëzimit. Shqetësimin Papa e ngriti gjatë një takimi me sipërmarrës të lartë të naftës mbajtur në Akademinë Papnore të Shkencës në Vatikan. Ai u bëri thirrje udhëheqësve të energjisë që të ndihmojnë botën për të prodhuar energji alternative të pastër për të shmangur katastrofën.