Celebrities Gossip Showbiz

“Paqja ime, shtëpia ime…”/ Urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit prek rrjetin!

Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një urim plot dashuri dhe emocion për bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, i cili feston ditëlindjen.

Përmes disa postimeve në InstaStory, këngëtarja publikoi momente intime nga jeta e tyre familjare, duke i shoqëruar me fjalë të ndjera që pasqyrojnë lidhjen e fortë që kanë ndërtuar ndër vite.

Në një fotografi ku çifti shfaqet i përqafuar, Dafina i dedikoi partnerit një mesazh prekës:

Gëzuar ditëlindjen paqes sime, shtëpisë sime, personit tim. Faleminderit që çdo kapitull e shkruajmë bashkë. Le ta bëjmë çdo ditëlindje edhe më të bukur. Zemra jote meriton çdo zemër.


Në një tjetër fotografi, Kreshniku shihet duke mbajtur në krahë djalin e tyre, ndërsa artistja e quajti atë me krenari:

Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë.


Ndërsa në postimin e tretë, Dafina ndau një moment të ëmbël ku bashkëshorti dhe vogëlushi i tyre flenë pranë njëri-tjetrit, duke e shoqëruar fotografinë me një mbishkrim të shkurtër, por domethënës:

Jeta ime.

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë prej vitesh në një lidhje dhe së bashku kanë krijuar familjen e tyre. Çifti është prind i një djali, Daskan, ndërsa së shpejti do të mirëpresë edhe një tjetër anëtar të ri në familje, pasi janë në pritje të fëmijës së dytë.

Postimet e artistes u pritën me urime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët i uruan Kreshnikut ditëlindjen dhe shprehën gëzimin për lumturinë që çifti po përjeton.