Një 22-vjeçare është deklaruar fajtore për vrasjen e mikes së saj, pasi një burrë në internet i premtoi se do t’i paguante 9 milionë dollarë për fotot e vrasjes. Denali Brehmer pranoi në një sallë gjyqi në Anchorage, Alaska për vrasjen e shkallës së parë të Cynthia ‘CeeCee’ Hoffman, në vitin 2019. Hoffman u gjet e vdekur me një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës së saj dhe e lidhur me shirit ngjitës.
Sipas një deklarate nga Departamenti i Drejtësisë në Alaskë, Denali, 18-vjeçe në atë kohë, vrau Cynthia Hoffman, 19-vjeçe, në vitin 2019 pas një ryshfeti nga dikush në internet. Personi në fjalë nuk kishte asgjë personale me miken e ngushtë të Brehmer. Ai kishte kërkuar thjesht që i gjithë krimi të filmohej. Dënimi i Brehmer është caktuar për datën 22 gusht dhe mund të përballet me një dënim nga 30 deri në 99 vjet burg.
Në qershor 2019, Hoffman, Brehmer dhe mikja e tyre e përbashkët, Kayden McIntosh, po shëtisnin në ujëvarat Thunderbird në Chugiak, Alaska, kur Hoffman u zhduk. Trupi i Hoffman u gjet dy ditë më vonë, i lidhur me shirit ngjitës dhe me një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. Në vitin 2019, “burri” në internet u identifikua si Darin Schilmiller. Sipas të dhënave të gjykatës, ai u akuzua për komplotimin e vrasjes së Hoffman.