Me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram Bebe Rexha ka reaguar rreth një ngjarjeje që i ka ndodhur së fundmi.
Një përfaqësues i muzikës i ka thënë këngëtares me origjinë shqiptare se po plaket dhe stili i saj e bën konfuz. Ai u shpreh se një vajze rreth të 30-ave e cila është gjithashtu një kantautore nuk duhet të postojë foto seksi në rrjetet sociale.
““Unë i bëj vetë rregullat. Jam e lodhur me faktin që gratë etiketohen si plaka kur rriten në moshë dhe djemtë etiketohen si seksi me kalimin e moshës. Gjithsesi, unë do të bëj 30-vjeç më 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’i largohem kësaj” ,-tha ajo ndër të tjera në postimin e saj, gjithmonë duke u treguar një feministe e flaktë.