Bota

Paraguaji hapi sot Ambasadën në Jeruzalem

Pas Guatemalës, edhe Paraguaji hapi sot Ambasadën në Jeruzalem, duke u bërë vendi i dytë që ndjek shembullin e Shteteve të Bashkuara. Në ceremoninë e inaugurimit, morën pjesë dhe Presidenti Paraguajan, Horacio Cartes e kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Statusi i Jeruzalemit është ndërsa pengesat kryesore në arritjen e marrëveshjes së paqes mes Izraelit e palestinezëve.