Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti nisi me kthjellime, duke vijuar me shtim vranësirash mesatare deri të dendura që do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash të herëpashershme afatshkurtra me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër (në male).
Era fryn me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 8-18 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
15/24
Diell re shi
Kukës
13/20
Diell re shi
Lezhë
15/22
Diell re shi
Dibër
9/19
Diell re shi
Durrës
14/23
Diell re shi
Tiranë
16/23
Diell re shi
Elbasan
14/22
Diell re shi
Berat
12/23
Diell re shi
Vlorë
14/22
Diell re shi
Korçë
9/18
Diell re shi
Gjirokastër
9/22
Diell re shi
Sarandë
13/23
Diell re shi