Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë 7 korrik 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore relativisht të thata. Moti mbetet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell, pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës e kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era fiton shpejtësi 10-12 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
20/36
Diell

Kukës
18/35
Diell pak re

Lezhë
19/35
Diell

Dibër
17/32
Diell pak re

Durrës
19/35
Diell

Tiranë
24/38
Diell

Elbasan
22/38
Diell

Berat
18/37
Diell

Vlorë
22/34
Diell

Korçë
18/32
Diell

Gjirokastër
16/38
Diell

Sarandë
20/35
Diell