Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 13 maj 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa perëndimore. Moti vijon me kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore,  si dhe me alternime vranësirash mesatare deri të dendura gjatë orëve të mesditës e pasdite, më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.

Reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht bëhen prezente gjatë orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës, reshjet janë me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era fryn me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës arrin shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/23
Diell re shi

Kukës
9/18
Diell re shi

Lezhë
13/24
Diell re shi

Dibër
8/19
Diell re shi

Durrës
12/24
Diell re shi

Tiranë
14/24
Diell re shi

Elbasan
12/24
Diell re shi

Berat
11/24
Diell re shi

Vlorë
13/23
Diell re shi

Korçë
8/17
Diell re shi

Gjirokastër
9/23
Diell re shi

Sarandë
12/23
Diell re shi