Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë është nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti nis i kthjellët, për të vijuar me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje. Nuk mungojnë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje, hera-herës ka reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mbrëmje nis ndërprerja graduale e tyre.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina. Në bregdet, hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s. Detet kanë valëzim 1 deri në 2 ballë.