Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të nxehta e të thata. Moti mbetet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell, pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës e kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit e me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, pritet të fitojë shpejtësi 6-9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
21/41
Diell pak re
Kukës
17/38
Diell pak re
Lezhë
20/37
Diell pak re
Dibër
18/38
Diell pak re
Durrës
20/34
Diell pak re
Tiranë
25/41
Diell pak re
Elbasan
24/41
Diell pak re
Berat
18/38
Diell pak re
Vlorë
21/36
Diell pak re
Korçë
19/35
Diell pak re
Gjirokastër
18/40
Diell pak re
Sarandë
22/36
Diell pak re