Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e fundit të qershorit 2025!

Për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimtare mesatare kryesisht gjatë orëve të mesditës, në relievet malore.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet, fiton shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 16 deri 37°C;

Në zonat e ulëta 16 deri 39°C;

Dhe në bregdet 20 deri 37°C.