Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa, me origjinë perëndimore. Moti vijon me kthjellime dhe alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta, që pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës e deri pasdite.
Në periudha afatshkurtra e në mënyrë të izoluar, kryesisht në male ka reshje në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era fryn e lehtë dhe me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në zonat luginore e përgjatë vijës bregdetare, fiton shpejtësi deri 7 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/25
Diell re shi
Kukës
8/22
Diell re shi
Lezhë
10/25
Diell re shi
Dibër
9/25
Diell re shi
Durrës
11/23
Diell re shi
Tiranë
12/26
Diell re shi
Elbasan
11/27
Diell re shi
Berat
8/26
Diell re shi
Vlorë
11/25
Diell re shi
Korçë
8/22
Diell re shi
Gjirokastër
8/25
Diell re shi
Sarandë
11/25
Diell re shi