Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti mbetet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore e duke nisur nga orët e mesditës.
Era fryn me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi 12-16 m/s. Deti është i valëzimit 3-4 ballë.
Këtë mëngjes, temperaturat shënuan 17 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale gjatë ditës arrijnë deri në 40 gradë Celsius.