Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Moti me kthjellime e me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, prej orëve të pasdites i lë vendin vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët.
Reshjet nisin në zonën e jugut për t’u shpërndarë në pjesën më të madhe të territorit. Era fryn me drejtim jugperëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës arrin deri në 12-18 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/24
Diell re
Kukës
6/18
Diell re
Lezhë
14/26
Diell re
Dibër
7/21
Diell re
Durrës
11/25
Diell re shi
Tiranë
14/27
Diell re shi
Elbasan
11/26
Diell re shi
Berat
9/26
Diell re shi
Vlorë
12/25
Diell re shi
Korçë
10/21
Diell re shi
Gjirokastër
8/25
Diell re shi
Sarandë
13/27
Diell re shi