Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti nis fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin e me vranësira në shtim prej orëve të mesditës deri pasdite. Në relievet kodrinore-malore në lindje e juglindje, vranësirat shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e tyre në të gjithë territorin.
Era fryn me drejtim juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 7-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
19/35
Diell re
Kukës
16/33
Diell re shi
Lezhë
21/35
Diell re
Dibër
14/31
Diell re shi
Durrës
16/34
Diell pak re
Tiranë
21/35
Diell re
Elbasan
18/35
Diell re shi
Berat
18/35
Diell re shi
Vlorë
20/34
Diell pak re
Korçë
14/31
Diell re shi
Gjirokastër
17/35
Diell re shi
Sarandë
19/34
Diell pak re