Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti nisi i kthjellët e gradualisht në orët e mesditës me shtim vranësirash mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites vonë, në relievet kodrinore-malore të vendit nuk do të mungojnë reshje shiu të herëpashershme e me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra, këto reshje në formën e shtrëngatave, shoqërohen me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era fryn me drejtim veriperëndim-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, fiton shpejtësi 4-6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/27
Diell re shi
Kukës
9/25
Diell re shi
Lezhë
12/26
Diell re shi
Dibër
9/25
Diell re shi
Durrës
11/27
Diell re
Tiranë
12/28
Diell re shi
Elbasan
11/28
Diell re shi
Berat
9/29
Diell re shi
Vlorë
13/25
Diell re
Korçë
8/24
Diell re shi
Gjirokastër
11/27
Diell re shi
Sarandë
12/25
Diell re