Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e hënë 28 prill 2025!

Vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit, ndërsa pas orëve të pasdites mbizotëron mot me kthjellime.

Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites ka reshje lokale shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet kodrinore–malore priten reshje në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Pas orëve të pasdites vonë, ndërprerje e reshjeve në pjesën më të madhe të territorit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era fryn e lehtë, me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/25
Diell re shi

Kukës
9/21
Diell re shi

Lezhë
14/25
Diell re shi

Dibër
9/19
Diell re shi

Durrës
14/25
Diell re shi

Tiranë
14/26
Diell re shi

Elbasan
10/26
Diell re shi

Berat
12/26
Diell re shi

Vlorë
12/22
Diell re shi

Korçë
8/18
Diell re shi

Gjirokastër
11/23
Diell re shi

Sarandë
12/25
Diell re shi