Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti nis i kthjellët e nga orët e mesditës ka shtim të vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht në relievet malore në veri e verilindje, që shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar kryesisht në relievet malore.
Era fryn me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe në zonat luginore, era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/25
Diell re shi
Kukës
7/22
Diell re shi
Lezhë
12/25
Diell re
Dibër
5/20
Diell re shi
Durrës
14/26
Diell re
Tiranë
14/25
Diell re
Elbasan
14/25
Diell re
Berat
9/24
Diell re
Vlorë
14/24
Diell re
Korçë
6/17
Diell re shi
Gjirokastër
12/24
Diell re
Sarandë
13/25
Diell re