Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 14 maj 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash deri në mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës, që shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht në jug.

Era fryn në drejtimin verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet, hera-herës arrin deri 10 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/25
Diell re

Kukës
7/16
Diell re

Lezhë
12/25
Diell re

Dibër
5/20
Diell re

Durrës
11/26
Diell re

Tiranë
12/28
Diell re

Elbasan
11/27
Diell re

Berat
8/26
Diell re

Vlorë
10/24
Diell re shi

Korçë
6/20
Diell re

Gjirokastër
6/26
Diell re shi

Sarandë
8/26
Diell re shi