Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e premte 25 prill 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti nisi me kthjellime e gradualisht me shtim vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu, me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër, përqendruar në relievet malore të vendit pas mesditës.

Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Mjegull e dendur lokale/mjegullinë në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes e në momentin e reshjeve të shiut.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/22
Diell re shi

Kukës
9/19
Diell re shi

Lezhë
12/23
Diell re shi

Dibër
9/19
Diell re shi

Durrës
13/23
Diell re shi

Tiranë
13/24
Diell re shi

Elbasan
12/24
Diell re shi

Berat
11/24
Diell re shi

Vlorë
13/23
Diell re shi

Korçë
8/19
Diell re shi

Gjirokastër
9/22
Diell re shi

Sarandë
12/23
Diell re shi