Me 69 vota pro, Parlamenti i Maqedonisë ratifikoi sot Marrëveshjen për Emrin me Greqinë. Deputetët e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, bojkotuan seancën. Me dokumentin e firmosur në pjesën greke të Prespës, më 17 Qershor, Athina dhe Shkupi ranë dakord për emrin: “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ndërkaq, Presidenti Maqedonas, Gjorgje Ivanov, paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen.