Showbiz

Pas 2 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë një marrëveshje për kujdestarinë e 6 fëmijëve

Ata kanë rreth 2 vite që takohen vetëm në sallat gjyqsore sa i përket arritjes së një marrëveshjeje për kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre dhe duket se më në fund gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Angelina kërkonte kujdestarinë e plotë të 6 fëmijëve të tyre por duke kërkuar gjithashtu që ish bashkëshortit të saj t’i hiqej e drejta për t’i takuar.

Avokatja e 43-vjeçares ka konfirmuar për “E News” se ish çifti kanë arritur një marrëveshje rreth 2 javë më parë por kjo do të mbahet e fshehtë nga publiku për të mos cënuar fëmijët e tyre.

Ajo çfarë është mëse e sigurt është se Pitt dhe Jolie nuk do të shihen më në sallat gjyqsore. Përfaqësuesit e aktorit priten të japin detaje të tjera sa i përket kësaj marrëveshjeje.