Showbiz

Pas 25 vitesh rikthehen “Motrat Gazmore”

Pa diskutim është një nga ato filma që e kemi parë më shumë se 1 herë dhe fatmirësisht para shumë vitesh erdhi edhe me 2 seri të tjera.

Producentja e famshme hollivudiane Regina Hicks konfirmoi se pas 25 vitesh më në fund do të kemi një seri të re të “Motrat Gazmore” dhe dhjetra pyetje janë ngritur rreth ngjarjes, personazheve, vendit ku do të xhirohet e sigurisht se kur do ta ketë premierën.

Në një intervistë të dhënë së fundmi producentja theksoi se në rolin kryesor nuk do të jetë murgesha çapkëne që luhet nga Whoopi Goldberg, madje kjo e fundit nuk do të jetë fare e pranishme në serinë e re.

Hicks u shpreh se ky produksion i ri nuk do të jetë një vazhdim i serive të kaluara por diçka krejtësisht e re, me ngjarje tjetër por ama shumë argëtuese.