Kryetarja e rajonit të Madridit në Spanjë u dorëhoq pas akuzave për vjedhje supermarketi, vetëm pak javë pasi u akuzua se kishte falsifikuar diplomën e masterit. Cristina Cifuentes e dënoi si një sulm personal publikimin e një videoje të vitit 2011, që shfaqte atë teksa i dorëzonte disa sende të vjedhura në supermarket, një rojeje sigurie. Pretendohet se në atë vjedhje, ajo kishte marrë pa paguar dy kuti kremi antirrudhë që kushtonin 40 euro.