Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultatin 1-0, duke u shpallur kampion për turneun e viti 2021 pas triumfit në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero. Pas fitores, futbollisti argjentinas Lionel Messi, e dëshmoi për të disatën herë se është njeri familjar dhe se bashkëshortja dhe fëmijët vijnë gjithmonë të parët për të. Ai mori telefonin pas përfundimit të ndeshjes dhe telefonoi i lumtur Antonellën.
https://twitter.com/i/status/1414074077619400705
Kjo e fundit nuk ka mundur të jetë pjesë e tribunave për ta ndjekur nga afër ndeshjen finale të Copa America, por e ka pritur në aeroport burrin e saj pas kthimit në Argjentinë. Kamerat kanë kapur momentin kur Antonella vrapon dhe i hidhet në krah bashkëshortit të saj, duke e përqafuar dhe uruar për fitoren e madhe.
Ky moment dashurie mes çiftit ka pushtuar mediumet latine, të cilët kanë vënë në pah dashurinë mes dyshes, të cilët duhet të rikujtojmë se janë prindër të tre fëmijëve.
“Otro gol de Messi, tu eres mi Antonella” pic.twitter.com/wnojEa0wAJ
— Adrián Olszewski (@AdrianOlszewski) July 11, 2021
Rikujtojmë gjithashtu, se Lionel Messi dhe Barcelona, zyrtarisht kanë ndërprerë bashkëpunimin kontraktual. Marrëdhënia më shumë se dy dekada me klubin përfndoi pasi Messi nuk ka rënë dakord për një kontratë të re me gjigandët katalanas.