Showbiz

Pas ndarjes nga i fejuari, Paris Hilton i rikthehet festave ‘të çmendura’

Kanë kaluar vetëm pak javë që nga momenti kur Paris Hilton njoftoi se i dha fund fejesës me partnerin prej 2 vitesh Chris Zylka.

Trashëgimtarja e famshmë rrëfeu se martesa nuk është për të dhe vendosi t’i japë fund një herë e mirë ndërkohë që detajet për dasmën madhështore ishin gati dhe ajo kishte zgjedhur fustanin që do të shkonte në altar.

Duket se shumë shpejt Hilton i është rikthyer zakoneve të vjetra dhe mbrëmjen e kaluar ka organizuar një festë të madhe në rezidencën e saj. 37-vjeçarja dhe motrat e saj u siguruan që kjo festë të ishte e kuruar në detaje pasi të ftuar ishin personazhe të famshëm hollivudianë.

Me prozhektorë të mëdhenj, lazera, Dj i veshur si një rrobot, festa e saj e fundvitit kishte një temë elektronike.