Showbiz

Pas ndarjes nga reperi Offset, Cardi B shfaq për herë të parë vogëlushen Kulture

Rreth 2 ditë më parë reperja e famshme Cardi B bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj janë ndarë.

26-vjeçarja theksoi se edhe pse ata kanë hyrë në procesin e divorcit gjithsesi kanë mbetur miq të mirë dhe partnerë në karrierë. Duket se Cardi B po përpiqet ta heqë vëmendjen e kësaj ngjarje duke postuar për herë të parë foton e vajzës së saj Kulture.

Vogëlushja qëndron e shtrirë në karrocën e saj dhe fotoja e ëmbël është bërë menjëherë virale duke u komentuar pa fund në media.