Showbiz

Pas ndarjes nga Zayn, Gigi Hadid fotografohet me një tjetër mashkull

Nuk është e qartë se kur Gigi Hadid dhe Zayn Malik i kanë dhënë sërish fund lidhjes së tyre por këngëtari duket se nuk po e përballon siç duhet këtë situatë.

Ditët e fundit ish-pjesëtari i One Direction është kritikuar për postimet e tij në rrjetin social Twitter ku në mënurë të pakuptimtë ofendon dikë.

Nga ana tjetër, Gigi sapo është fotografuar me Samuel Krost, i cili ka një reputacion famëkeq pasi u shfaq në dokumentarin e shumëpërfolur “Fyre Festival”.

Ata po shijonin një darkë mes miqsh duke ngrënë sushi në një restorant në Los Angeles dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.