Showbiz

Pas ndarjes nga Zayn, Gigi Hadid në krahët e një mashkulli tjetër

Ka gati rreth një vit që Zayn Malik dhe Gigi Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre por që nga ajo kohë ata nuk kanë pranuar të japin deklarata rreth këtij vendimi.

Tashmë flitet se modelja e famshme është hedhur në krahët e kolegut të saj Tyler Cameron me të cilin është parë të shoqërohet së fundmi.

Fillimisht u përfolën se kishin diçka me njëri-tjetrin pasi nisën të ndiqeshin në Instagram ndërsa ditën e kaluar janë parë së bashku në një festë.

Ata ende nuk kanë konfirmuar asgjë, ndërkohë që përfaqësuesit e Hadid janë pyetur për komente të tjera.