Bota

Pas tërheqjes amerikane, BE-ja i qëndron Deklaratës së G7-ës

BE-ja rikonfirmon se i përmbahet deklaratës së përbashkët të samitit të G7-ës që u zhvillua për dy ditë në Kebek të Kanadasë. Reagimi i Brukselit pasoi befasinë amerikane, pasi Donald Trump tërhoqi firmën nga deklarata e përbashkët që bën thirrje për një sistem tregtie, të bazuar në rregulla. Presidenti Amerikan akuzoi vendin mikpritës për pandershmëri. Ashtu si BE-ja e Meksika, edhe Kanadaja u godit nga tarifat e Administratës Trump për importet e aluminit e të çelikut. Për këtë arsye, Kryeministri Kanadez, Justin Trudeau, u zotua të nxisë masa hakmarrëse, nga 1 Korriku.